Dosja me emrat e 10 të pandehurve mes të cilëve dhe kryetarit të komunës Kashar në Tiranë ka mbërritur më në fund në gjykatë për shqyrtim. Hetimet 6 mujore pas arrestimeve në operacionin e koduar “Kashari 2”, kanë përfunduar dhe dosja i është dërguar gjykatës. Akuzat janë korrupsion pasiv nga të zgjedhurit vendor, shpërdorim detyre, si dhe falsifikim të dokumenteve zyrtarë.

Në cilësinë e të pandehurit ish-kryekomunari Faik Fejza, akuzohet se ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme tokat bujqësore, ka abuzuar me lejet e ndërtimit gjatë kohës që ushtronte mandatin e komunës së Kasharit.

Denoncimi në polici për skandalin e tokave erdhi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas verifikimit të bërë në dokumentacionin e kësaj komune në periudhën kohore 2000-2007, kur rezultoi se abuzimet ishin të mëdha ndërkohë që të përfshirë në to rezultuan 3 kryekomunarë Alfred Sulaj, si dhe 2 të mëparshmit Faik Fejzo dhe Naim Karaj.

Raporti i KLSH-së ju vu në dispozicion drejtorisë së krimit financiar, e cila bashkëpunojë në verifikimin e gjithë materialit me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, kur rezultuan mjaft mbivendosje pronash. Pra një pronë me firmë të kryekomunarëve rezultoi i shitur te disa persona. Në procesin gjyqësor prokurorët do të thërrasin si në cilësinë e dëshmitarit të akuzës mbi 30 persona. Prokurorët kanë konkluduar se skema e tjetërsimit të pronave ka filluar që nga viti 200 e ka vazhduar për 7 vjet me radhë./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani