Lajme Arkiva 2003

Trupi gjykues i procesit “Kokaina” ka pranuar në cilësinë e përkthyesit dy profesionist në gjuhën italiane dhe ka refuzuar kandidaturën e përkthyeses të paraqitur nga mbrojtja e të pandehurve , pasi kjo e fundit nuk ishte e pajisur me licencë dhe dokumentin që vërtetonte aftësinë e saj për këtë gjuhë të huaj.

Dy përkthyesit e pranuar janë vënë menjëherë në punë për përkthimin e fashikullit me dëshminë e shtetasit kolumbian Triana Mateus, ndërsa është lënë që në seanca të tjera të kërkohet dhe marrja e specialistëve përkthyes të gjuhëve spanjisht , greqisht dhe anglisht.

Sokol Koçiu ka kërkuar nga akuza të deklaroj nëse i disponon dy kaseta vizive me dëshminë e Lidia Çestarit dhënë para drejtësisë italiane një vit më parë. Sipas Koçiut këto kaseta janë postuar nga Ministria Italiane e Drejtësisë për Ministrinë Shqiptare dhe në bazë të një letër porosie.

Sokol Koçiu: “Në lidhje me kërkesën tuaj të datës 04.04.2001 Ministria e Drejtësisë Italiane ju dërgojmë, me kërkesë të autoriteteve gjyqësore pakon e dyllosur që përmban material audio-vizive në lidhje me dëgjimin e Lidia Çestarit”.

Por prokurori i çështjes ka deklaruar se nuk disponohen kaseta vizive të dëshmisë së Çestarit të gjitha provat faktike, janë kaseta audio me regjistrime vetëm të zërit./tvklan.al