Dosja “Kokaina” nuk do të zhvillohet dy javët e ardhshme, kohë e cila nuk do të llogaritet si afat paraburgimi për 6 të pandehurit e kësaj çështje. Në seancën e rradhës kanë dëshmuar disa persona të thirrur nga avokatët mbrojtës. Ish drejtoi i portit të Durrësit, Leonidha Gjermeni, tha se nuk e ka takuar Sokol Koçiun dhe italianen Lida Çestari, e cila sipas akuzës ka qënë në Shqipëri për të parë mundësitë e transportit të kokainës. Oficeri i policisë, Jani Naçi, deklarojë se shtëpia e të pandehurit Din Gjonaj është kontrolluar vetëm një herë dhe nuk është vënë asnjëherë përgjues siç pretendon bashkëshortja e tij.

Të akuzuarit kërkojnë tani si dëshmitarë edhe antarët e ekujpazhit të anijes “Privilegj”, që është në pronësi të Arben Bërballës dhe Frederik Durdës. Ky i fundit dëshiron të përballet edhe me dëshmitarët nga të cilët thotë se ka marrë shumën prej 1 milion dollrësh, qe ju gjet në banesë pas arrestimit. Debati ka nisur pasi këta dëshmitarë ndodhen në Greqi dhe në Spanjë dhe shpenzimet për ardhjen e tyre duhet ti mbulojnë vetë të pandehurit. Njëri prej tyre, Alfred Nanaj, ka deklaruar disa herë me nervozizëm ndaj prokurorëve.

Debatin e ashper kryetari i seancës,Gjin Gjonaj e ka mbyllur duke vendosur që dy javët e ardhshme procesi të mos zhvillohet dhe kjo kohë të mos llogaritet si kohe paraburgimi për 6 të akuzuarit. /tvklan.al