Veç vrasjes së katër policëve të operacioneve special, Dritan Dajti, do të përgjigjet para gjykatës dhe për krime e tjera si vrasje, gjobëvënie dhe trafik droge.
Një dosje voluminoze me prova dhe fakte të pakontestueshme, i është dërguar prokuroreve të krimeve të renda nga ana e policisë së shtetit.
Behet fjalë për krime të vjetra të mbetura pa autore por që në bazë të hetimit të policisë kanë rezultuar se janë kryer nga Dritan Dajti.
Dhjetë ditë nga ngjarja e rëndë e Durrësit ku u vranë katër punonjës policie, drejtuesit e larte të këtij dikasteri e kanë konsiderojnë si të përfunduara hetimin ndaj Dritan Dajtit, duke i vënë në dispozicion sot organit të akuzës, një dosje me 6000 faqe kundër Dritan Dajtit.
Nga burime zyrtare të policisë së shtetit, mësojmë se Dritan Dajti është autor i disa vrasjeve mafioze të ndodhura në Tiranë.
Dajti drejtonte në arrati, një prej grupeve më të organizuara të trafikut të kokainës dhe prej kohësh kishte krijuar dhe grupe rivale në biznes.
Një trafik që e kishte detyruar njeriun e shpallur në kërkim të udhëtonte me emër të rrem drejt Spanjës dhe Gjermanisë, i lirë.
Prokurorë të krimeve të rënda, pas ngjarjes së Durrësit dhe arrestimit të Dritan Dajtit, kanë mbledhur informacion mbi veprimtarinë kriminale të Dajtit.
Tabulatet telefonike të të arrestuarit kanë nxjerr në shesh lidhjet e tij me njerëz me uniformë.
Akuza ka arritur të sigurojë zbardhjen e tabulateve telefonike dhe lidhjet e tij, por sistemi në vend nuk ka arritur t’ju jap atyre zbardhjen e mesazheve që Dajti shkëmbente me policë apo me persona publik.
Prokurorët i janë drejtuar kompanive celulare për t’i siguruar këtë shërbim që kryhet vetëm jashtë shtetit./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani