Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur biznesmenin Xhimi Begeja dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani për të cilin në akuzë është dhe ish-kryeministri, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Për ndërtuesin, Fatmir Bektashi, SPAK ka ngritur komunikuar akuzat “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”.
Ndërsa për Xhimi Begejën është ngritur akuza e ‘pastrimit të parave”. Po për këtë çështje më 11 Shtator, SPAK mori të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha për korrupsion pasiv dhe dhëndrin e tij për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Tv Klan