Pas dy muajve hetim, dosja për vrasjen e biznesmenit Florian Vila është shtuar me një vëllim të gjërë letrash, kryesisht me bilance të firmës “Flevi”. Vrasje për motive që lidhen me biznesin e Vilës vazhdon të mbetet pista kryesore e hetimit. Ky version ishte motivi zyrtarë i shënuar në fillimin e dosjes hetimore dhe duket si një motiv flagrant pasi tregtari u egzekutua një ditë përpara zyrtarizimit të fitimit të një tenderi për përpunimin e skrapit. Në dy muaj punë operative, policia dhe prokuroria kanë hetuar mbi lidhje personale të Vilës dhe ndonjë konflikt të mundshëm të tij, por versioni fillestar i ngjarjes mbetet ende pista kryesore në hetim. Prokurorët e çështjes kanë tentuar të zbardhin diçka me arrestimin e Petrit Lleshit, i arrestuar për tentativë vrasje drejt dy personave të tjerë. Lleshi rezulton përmes disa të dhënash operative, kryesisht të dhëna të marra nga përgjime telefonike, se ka pasur dijeni për egzekutimin e biznesmenit në hyrje të rezidencës “Flevi”. Fillimisht nga Drejtoria e Policisë së Tiranës u deklarua se personi është i dyshuar si egzekutori i Vilës, por në pozicionin e një vrasësi me pagesë, por deri tani ndaj Petrit Lleshit nuk është ngritur asnjë akuzë mbi çështjen Vila./tvklan.al