Për personat nën 60 vjeç duhet rekomandim nga mjeku

Aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti-Covid në popullatën mbi 60 vjeç dhe personat me disa sëmundje kronike do të nisë aplikimin brenda Tetorit. Mjekja Anida Bushati anëtare e komitetit teknik të ekspertëve për imunizimin saktëson detajet se kur do të bëhet doza e tretë dhe kush duhet ta bëjë.

Doza e re të do të kryhet 6 muaj pas bërjes së dozës se dytë, do ta kryejnë të gjithë personat mbi 60 vjeç dhe grupet e riskut, dhe ata që janë në vijën e parë që kanë kontakte më shumë njerëz dhe kanë mundësi shumë të lartë të infektimit”.

Nëse personat mbi 60 vjeç mund të paraqiten me pasaportën e vaksinimit dhe kartën e identitetit për të marrë dozën e rikujtesës, ata që janë nën këtë moshë duhet të kalojnë më parë tek mjeku.

“Në këtë moment do të duhet rekomandim dhe të plotësoj kriteret mbi 60 vjeç nuk ka nevojë për rekomandim, nëse je nen 60 vjeç atëherë duhet nga mjeku në qoftë se hyn në listën e sëmundjeve, sëmundjet hematologjike, sëmundjen e imunosuprimuar apo kushtet shëndetësore që i vë në rrezik”.

Por a duhet ta kryejnë dozën e tretë personat që e kanë kaluar Covid-19 pasi janë vaksinuar?

“Doza e tretë asnjëherë nuk të bën keq sepse është rikujtesë, por rekomandohet të bëhet titri nëse kanë mbrojtje imunitare mund ta shtyjnë në një kohë të dytë”.

Ekspertet kanë menduar që si dozë e tretë të përdoret vaksina Pfizer ose Astra Zeneca edhe në rastet kur personi ka injektuar dy doza të vaksinës Coronavac.

Tv Kan