“Të mbajmë të rinjtë në Shqipëri”, ky është misioni që Dr. Skerdilajd Faria, themelues dhe CEO i KEIT Day Hospital, ka ndërmarrë prej kohësh të cilin duket se po e përmbush me veprime konkrete.

Vitin e shkuar, ai rriti pagat dhe bonuset për të gjithë punonjësit e KEIT që sot i numëron mbi 200 vetë, për t’i nxitur të japin kontributin e tyre në Shqipëri.

Ndërsa këtë vit, me rastin e 18-vjetorit të djalit të tij, Gjergji, në mënyrë simbolike, ai mbolli 18 pemë pranë kryesisë së kuvendit.

Dr. Skerdi: Po përpiqem që edhe tim biri, lindur dhe rritur në Romë, ta ndjejë Tiranën më tepër se sa Romën, se ky është qyteti im, është vendi im, familja ime e madhe.

Në këtë nismë u bashkuan edhe 25 të rinj italianë si një ftesë e Gjergjit për të zbuluar Shqipërinë të cilët ndër të tjera u shprehën se:

Djalë: Është një gjest i bukur që ndihmon komunitetin

Vajzë: Është diçka që nuk e kam parë në vende të tjera dhe as në Itali, të paktën të zhvillohet si një traditë

Ndonëse të dy fëmijët e Dr. Skerdit të lindur dhe rritur në Romë, të ardhmen e tyre e shohin në Shqipëri. Vajza e tij, Elena, është afër përfundimit të studimeve dhe planifikon të zhvendoset në Tiranë, ndonëse nuk ka jetuar kurrë përtej periudhës së pushimeve.

Teksa numri i shqiptarëve që zgjedhin të largohen nga vendi po rritet nga dita në ditë, Dr. Skerdi ka një mesazh për të gjithë shqiptarët:

Dr. Skerdi: Qëndroni në Shqipëri, qëndroni në këtë tokë, në vendin tonë dhe kontribuoni jo vetëm me mbjelljen e pemëve por me shumë punë të tjera, me shumë mbështetje, me shumë përkrahje, për Shqipërinë tonë, për të gjithë familjet tona.