Një fenomen në rritje ai i italianëve që zgjedhin Tiranën për ndërhyrje dhe trajtime estetike, ndërsa emri që u jep garancinë është pikërisht spitali ditor KEIT, i licencuar si i tillë mbi kirurgjinë estetike në vend.

Për të folur për avantazhet e Shqipërisë në këtë sektor, i ftuar në programin “L’Aria che tira në La 7”, ka qene CEO i KEIT, Dr. Skerdi Faria.

Ashtu si dhe vetë gazetari David Parenzo vuri në dukje, është fjala për ndërhyrje estetike profesionale dhe të sigurta që italianët gjejnë pranë KEIT, ndaj nuk bëhet fjalë thjesht për çmime më të lira.

“E kemi kuptuar tashmë që është një fenomen në rritje dhe janë gjithmonë e më shumë italianët që zgjedhin të shkojnë në Shqipëri për të kuruar pamjen e jashtme”, tha gazetari Parenzo.

Mjeku Skerdi Faria theksoi ndër të tjera rëndësinë që ka fakti, se në spitalin e tij, nga 30 kirurgët që kryejnë ndërhyrjet, 27 janë Italianë, gjë që u jep mundësinë pacientëve të kenë kontakte direkt me mjekët edhe pas kryerjes se operacioneve.

“Ne kemi 30 kirurgë, 27 prej të cilëve janë italianë dhe kur një pacient duhet të ndiqet nga afër në Itali, kirurgët tanë janë të shpërndarë nga Catania në Bolzano”, tha ai.

Në “La 7”, doktor Skerdi tha se në 10 pacientë që kryejnë ndërhyrjet estetike në KEIT 5-6 janë italianë, ndërkohë që spitali organizon çdo gjë nga fluturimi, transfertat aeroportuale, akomodimin, operacionin, dhe çdo kontroll para dhe pas ndërhyrjes.

Ne kemi paketa ‘all inclusive’. Në rastin e zmadhimit të gjoksit, kushton rreth 4000 Euro ndërkohë që në Itali kushton 7 – 8 mijë Euro vetëm ndërhyrja në vetvete. 6 në 10 pacientë janë italianë”, tha ai.

Kujtojmë se sot spitali ditor KEIT është një nga strukturat më të njohura të kirurgjisë estetike ku kryhen të gjitha operacionet estetike të trupit dhe fytyrës me të njëjtin standard si në vendet e Bashkimit Europian.

Klan News