Për herë të parë një kompani shqiptare pjesë e eventit Erasmus Italia në Romës

Në datat 9-12 Nëntor, të rinj nga e gjithë bota janë bërë pjesë e aktiviteteve që kanë patur për qëllim shkëmbim të kulturave dhe njohje të vlerave historike të qytetit të Romës përmes programit Erasmus Italia. Pjesë e tij dhe sponsor gjeneral, ka qenë brandi shqiptar i kirurgjisë estetike,” KEIT”, që tashmë i ka kaluar kufijtë e vendit dhe është i përhapur në të gjithë Europën.

Themeluesi i “KEIT” Skerdilajd Faria ka qenë prezent në të tre ditët e aktivitetit, përfshirë edhe konferencën me përfaqësues të Parlamentit Europian dhe prezencën e zv.ministrit italian për Arsimin dhe Meritokracinë.

“E gjithë bota po kalon një periudhë të pazakontë në aspektin gjeopolitik që nuk do të jetë e thjeshtë për ne që ndoshta kemi bërë ndonjë gabim, dhe akoma më e vështirë për ju që do të duhet të rregulloni gabimet tona, ato që ka bërë brezi ynë. Mund t’ju jap një këshillë nëse mundem. Ëndërroni, ëndërroni gjithmonë! Por mos ndaloni vetëm tek ëndrra sepse do të thotë që jeni duke fjetur. Ëndrrën duhet ta përkëdhelni, duhet të ngriheni në këmbë dhe të punoni fort që ëndrra të mos mbetet vetëm në sirtar. Falë kësaj ëndrre, ju mund të krijoni të ardhmen tuaj, të fëmijëve tanë, të Italisë, Europës dhe të gjithë botës.”

Aktiviteti kulmoi me paradën e flamujve që u mbajt në rrugët kryesore të Romës, ndërsa ishin të shumtë kalimtarët dhe njerëzit që përshëndesnin nga shtëpitë të rinjtë e veshur me bluzat “KEIT”. Ky event është dekoruar nga presidenti i republikës Sergio Mattarella me medaljen e përfaqësimit.

Ndërkohë për studentët pjesëmarrës është hapur dhe një konkurs për të nxitur krijimin artistik nëpërmjet fotove, ku “KEIT” do t’i shpërblejë me dhurata si Macbook, iPad dhe iPhone 15. “KEIT” është themeluar në vitin 2011, i dedikuar në të gjitha shërbimet e kirurgjisë si rinoplastika apo zmadhimi i gjoksit dhe trajtimeve estetike, dhe është i vetmi spital ditor i licencuar në Shqipëri.

Klan News