Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Bilbil Mema, ka hedhur dritë mbi motivet e arrestimit dhe sjelljen e policisë, ndaj kryetarit të degës së PD në Tropojë, Azgan Haklaj, i akuzuar për organizimin e sulmit të armatosur ndaj komisariatit të policisë së këtij qyteti. Mema pranoi të jetë përdorur forcë nga policia për të depërtuar në banesën e Haklaj, pasi dyshohej se ai mund të largohej në drejtime të tjera.

Bilbil Mema:- “Për mua nuk është arrestim politik, pasi arrestimin e ka bërë policia e shtetit, mbi bazën e një vendimi të lëshuar nga gjykata. Policia në rastin e arrestimit të Azgan Haklajt, ka depërtuar në banesë, pasi nuk ka qenë i mundur arrestimi i tij në ambientet e jashtme dhe është dyshuar se mund të largohej nga vendbanimi i tij. Unë nuk di që të jetë përdorur dhunë ndaj zotit Haklaj”.

Për rastin e deputetit të vrarë Azem Hajdari, Mema shtoi, se janë zbatuar të gjitha urdhrat e prokurorisë për arrestimin e të akuzuarve. Sipas tij, ekziston një plan i Interpolit për arrestimin e të akuzuarit Jaho Salihi./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame