Lajme Arkiva 2004
Drejtori i policisë së Qarkut të Durrësit Tonin Vocaj ka deklaruar rezultatet e deri tanishme të operacionit “Rrjeta e Hekurt”, i cili është kryer gjatë ditës së sotme nga Durrësi deri në Kavajë.
Toni Vocaj: Është sekuestruar punishtja e prodhimit të skafeve si edhe dyqani i shitjes së tyre në fshatin Koxhas me pronar shtetasin Xhevat Shaka. Në këtë dyqan janë bllokuar dhe sekuestruar 5 gomone pa motorë, vazhdojnë veprimet procedurale lidhur me rastin e mësipërm. Është vendosur sekuestro e pjesshme në firmën italo-shqiptare Euro Albcom, ku janë dërguar katër skafeve të përmasave të mëdha si dhe dy kotorra me nga 200 kuaj fuqi secili, vazhdojnë veprimet procedurale. Në vijën bregdetare nga porti i Durrësit deri te Shkëmbi i Kavajës, janë bllokuar dhe sekuestruar 4 skafe të përmasave 4-8 metra me kotorra me fuqi 20-80 kuaj fuqi. Lidhur me këtë vazhdojnë veprimet administrative nga ana e policisë kufitare. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Durrës u sekuestrua hoteli 5 katësh internacional, pronë e të arrestuarit si drejtues i grupit kanun Arjan Kapo, vila 3 katëshe e shtetasit Besim Metani edhe ky i arrestuar si pjesëtar i grupit kriminal të trafikut të fëmijëve Petalli, lokal bar restorant hotel i shtetasit Sofokli Çoka, anëtar i grupit kriminal Petalli edhe ky i arrestuar. Vila tre katëshe në lagjen 14 Durrës pronë e shtetasit Agim Kabashi, në kërkim për trafik femrash për prostitucion në Angli. Operacioni vazhdon.
Në lidhje me rezultatet e këtij operacioni kryetari i Bashkisë së Durrësit Lefter Koka tha:
Lefter Koka: Sot në Durrës po krijohet një operacion shumë i detajuar dhe ne jemi në kontakt të vazhdueshëm si institucion bashkie me drejtorinë e policisë dhe dita e sotme me të vërtetë do të përbëjë një element të rëndësishëm. Janë shumë mjete detare të cilat janë të bllokuara të sekuestruara, po ashtu siç jeni në dijeni ka një sërë objektesh ndoshta me origjinë trafiku të cilat do të sekuestrohen dhe për këtë bashkia ka dhënë një mbështetje totale Drejtorisë së Policisë së Durrësit./tvklan.al