Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, do të gjykohet për dyshimet se është korruptuar në dy raste gjatë procedurave të koncensionit për inceneratorin e Tiranës.

Gjykata e Posaçme pranoi këtë të premte kërkesën e SPAK dhe dërgoi dosjen e tij në themel për akuzën e korrupsionit të zyrtarëve publikë.

Ndërkohë po në kuadër të hetimeve për inceneratorët, por në këtë rast atë të Elbasanit, polica njoftoi se kishte zbatuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe kishte konfiskuar 12 pasuri dhe 5 shoqëri private në emër të 5 personave mes të cilëve edhe të ish-ministrit Lefter Koka.

Tv Klan