Kreu i SPAK, Altin Dumani së bashku me 4 prokurorë të tjerë kanë udhëtuar drejt Brazilit.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ata kanë shkuar atje pasi janë duke hetuar çështje të trafikut të drogës nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të BE dhe vendit tonë.

Daci bën të ditur se dyshohet për përfshirje të grupeve shqiptare. Ndërkohë Dumani shoqërohet nga prokurorët Arben Kraja, Adnand Xholi, Elida Kaçkini dhe Vladimir Mara.

Kujtojmë që janë të shumta rastet e publikuara ku shqiptarët janë përfshirë në trafikun e drogës që nisen nga Amerika Latine drejt Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.

Njëri është rasti i Ismail Zenelit i cili sipas SPAK në bashkëpunim me persona të tjerë akuzohet ndër të tjera për dy episode të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut në Holandë dhe Valencia të Spanjës. Gjithashtu një tjetër rast është edhe kokaina me logon e skuadrës së futbollit të Elbasanit të sekuestruar në Brazil ku dyshohet se ka të bëjë me një grup nga Elbasani, por kjo e pavërtetuar ende.

/tvklan.al