Të paktën dy persona u plagosën dhe ndërtesat u dëmtuan në një sulm me dron rus në rajonin jugor të Ukrainës, Odesa. Disa makina, shtëpi dhe dyqane u dogjën pas shpërthimit. “Armiku ka nisur edhe një herë një sulm masiv në rajonin tonë,” tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në rajonin e Odesa.
Nga ana tjetër Ukraina ka lëshuar dhjetëra dronë në drejtim të Moskës, duke e detyruar kryeqytetin rus t’i mbyllë përkohësisht tre aeroporte. Forcat ruse rrëzuan 32 dronë ukrainas që e sulmuan Moskën gjatë natës dhe mëngjesit të së dielës.
Aeroportet Sheremetyevo, Domodedovo dhe Zhukovo i kanë ndalur përkohësisht operacionet për të garantuar siguri për fluturimet për shkak të sulmeve me dronë, sipas guvernatorit të rajonit të Moskës.
Ndërkaq Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë më shumë se 500 raketa interceptues në Ukrainë në javët në vijim, duke përshpejtuar dërgimin e ndihmës ushtarake të Uashingtonit. Wall Street Journal duke cituar një zyrtar të Pentagonit raportoi se administrata amerikane synon të jepte pjesën e mbetur të ndihmës Ukrainës. Dorëzimi i interceptorëve për sistemin e mbrojtjes raketore Patriot dhe Sistemin Kombëtar të Raketave të Avancuara ose NASAMS, duhet të plotësojë nevojat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
Klan News