Ukraina është goditur nga një sëri sulmesh me raketa dhe drone nga Rusia që synojnë infrastrukturën energjetike të vendit.

Shpërthime janë raportuar anembanë Ukrainës; nga Kharkivi në Lindje, në Lutsk në Perëndim deri në Odesa në jug.

Ministri i Energjisë së Ukrainës, Herman Halushchenko, tha se sektori i energjisë është nën sulm masiv.

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, thotë se mbrojtja ajrore po funksionon në kryeqytet.

Në mesin e këtyre sulmeve, banorët e Kievit po strehohen në stacionet nëntokësore të metrove.

Autoritetet shtetërore kanë ndërprerë energjinë elektrike në të gjithë Ukrainën për shkak sulmeve me raketa.

Ky është sulmi i dytë i ngjashëm brenda muajit i Rusisë ndaj Ukrainës.

Temperaturat po bien në Ukrainë dhe në vend kanë nisur reshjet e para të dëborës, edhe pse nuk është ndjerë ende ashpërsia e Dimrit. Nëse Rusia vazhdon me këto sulme ndaj sektorit energjetik të Ukrainës, banorët do të përballen me muaj sfidues përpara.

/tvklan.al