Në një intervistë të dhënë së fundmi, Dua Lipa tregoi edhe më tepër detaje nga jeta e saj private dhe profesionale.
Këngëtarja u shpreh se është mjaft e kënaqur me suksesin e albumit të saj të dytë, “Future Nostalgia”.
Ajo zbuloi se heqja dorë nga përdorimi i rrjeteve sociale ka qenë një ndihmë e madhe.
“Nuk mendoj se do ta realizoja albumin tim të dytë, nëse nuk do të kisha hequr dorë nga rrjetet sociale. Sa më shumë gjëra të bëni, aq më shumë komente negative merrni. Fillova të ndihesha sikur njerëzit nuk kishin asgjë tjetër se çfarë të bënin, përveçse të komentonin për mua. Fillova të përfshihesha nga një frymë negative. Në thelb, kjo më bëri të ndjehesha sikur nuk isha aq mirë dhe më pengoi të ndihesha krenare me veten dhe arritjet e mia“, tregon Dua.
Dua vendosi të distancohej nga rrjetet sociale, në mënyrë që të ndjehej më e sigurt për muzikën e saj.
“Kam bërë një album me të cilin doja të argëtohesha, të kërceja dhe të mos mendoja për ndonjë ndikim të jashtëm dhe besimi im u rrit me të vërtetë gjatë kësaj periudhe”./tvklan.al