Humbja me Skocinë në Ligën e Kombeve dhe polemikat rreth zgjedhjeve të Christian Panucci nuk kanë lëkunduar pozitat e tij te Kombëtarja. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e thotë qartë në një intervistë për TV Klan.

“Çdo skuadër ka limitet e veta, ka fatin e vet dhe do të arrijë një rezultat jo vetëm nga përgatitja dhe performanca e skuadrës, por edhe nga fati, kështu që Panucci duhet të vazhdojë.

Kjo është loja, ky është futbolli, duhet të tentosh maksimalisht ta përmirësosh edhe në momentet që me armatën që ke nuk mund ta përmirësosh, atëherë mund të bësh ndryshime”

, shprehet presidenti Duka

.

Kreu i Federatës së Futbollit mendon se zgjedhjet e deritanishme të trajnerit dhe stafit të tij kanë qenë të drejta. Armand Duka nuk e quan një tragjedi rezultatin e fundit të Kuqezinjve, por thotë se duhen korrigjuar problemet.

Presidenti i FSHF-së thotë

:“Të humbësh një ndeshje me Skocinë nuk do të thotë që duhet të presësh koka, do të thotë që ne duhet të bëjmë analiza, duhet të kuptojmë se ku i kemi difektet sportive dhe jo të kalojmë në këto emocione luftarake dhe t’i korrigjojmë për të ardhmen.

Armand Duka ka edhe një vërejtje miqësore ndaj Christian Panucci.

“Është komunikimi me publikun dhe median, por jo vetëm ai, por edhe stafit të FSHF-së”

, thotë kreu i Federatës së Futbollit

.

Shqipëria ka 3 pikë deri më tani dhe ka ende në dispozicion edhe 6 të tjera. Edhe pse është e vështirë në grupin ku ndodhet Armand Duka thotë se synimi final nuk ndyshon.

“Ne nuk lëvizim nga objektivi jonë për të qenë të parët e grupit dhe për të tentuar një kualifikim në Europian edhe nga kjo mundësi”,

thekson presidenti Duka.

Pjesëmarrja e Kombëtares në finalet e Euro 2016 ishte një eveniment historik për futbollin shqiptar, një arritje që kërkohet sërish nga tifozeria dhe opinioni sportiv.

“Steka është e lartë dhe të gjithë presin nga Kombëtarja”, e

përmbyll Armand Duka.

Tv Klan