Në praninë e shumë tifozëve, kombëtarja kuqezi ka zhvilluar një seancë stërvitore pasditen e kësaj të henë e cila ka qenë e shoqëruar nga entuziazmi i shqiptarëve në kampusin e përfaqësueses në qytezën Kamen.
Pavaresisht motit me shi, tifozët ishin aty të pranishëm në mbështetje të skuadrës. Edhe për këtë arsye lojtarët dhe drejtuesit e Federates u ndalën të bënin fotografi dhe të jepnin autografe.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, duke iu drejtuar tifozëve tha se pjesëmarrja në këtë Europian është historike dhe pavarësisht rezultateve që do të vijnë në tre perballjet e vështira me Spanjën, Italinë e Kroacinë, duhet të jenë krenarë për lojtarët kuqezi.
Atmosfera e krijuar nga tifozët do të shoqërojë kombëtaren gjatë qëndrimit në Gjermani.
Tv Klan