Partive të vogla që kundërshtojnë kodin e ri zgjedhor i është shtuar dhe Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Një ditë pasi Komisioni i Posaçëm për reformën zgjedhor përfundoi miratimin e kodit elektoral, Vangjel Dule e cilëson si të papranueshëm dhe minë me sahat dispozitën, ku parashikohet përbërja e komisioneve që do të administrojnë zgjedhjet.
Vangjel Dule: “Atributi i monopolizimit të komisioneve zgjedhore nga 2 forcat e mëdha politike përbëjnë absurditet dhe në të njëjtën kohë minë me sahat në themelet e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Vota jonë do të ketë kundër formulës së parashikuar për përbërjen e komisioneve zgjedhore.”
Dule respekton vendimin e 10 deputeteve te ngujuar në sallën e parlamentit në grevën e urisë, ndonëse e shikon atë si formë jo të përshtatshme te kontestimit ndaj kompromisit që 2 partive e mëdha kanë bërë për Kodin elektoral sipas tij./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka
Operator: Metlin Kepi