Shqipëria luan ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve kundër Ukrainës. Ndeshja transmetohet në Tv Klan që si gjithmonë para çdo sfide vjen me “Klan Kuqezi”.
Një ndër të ftuarit në studio ishte Klodian Duro që tha se Sylvinho nuk do të rrezikojë në asnjë ndeshje dhe këtë e tregon me emrat që hedh në fushë.
Klodian Duro: Sylvinho të paktën në syrin tim me këtë formacion më vërteton që ai nuk do të rrezikojë në asnjë ndeshje sepse u beson po të njëjtëve lojtarë. Nuk rrezikon apo nuk kalon në aventurë qoftë në një ndeshje që mund të luajmë më mirë ose të dalim më shumë në sulm. Trajneri po i përmbahet idesë së tij dhe nuk do të riskojë./tvklan.al