13 kroçiera janë ankoruar në portin e Durrësit deri në fund të muajit Gusht. Sipas autoritetit portual interesi mbetet i lartë edhe në muajt e vjeshtës ndërsa këtë sezon nuk kanë munguar as linjat e reja që kanë zgjedhur këtë port.
Tauland Allka, kapiten Porti i Durrësit: Kemi pasur deri më sot rreth 13 kroçiera që kanë vizituar. Kemi pasur 3 linja të reja kroçierash që kanë vizituar Portin e Durrësit. Vitin tjetër presim edhe 2 linja të reja që kanë shprehur interesin për të sjellë mjetet e tyre në Portin e Durrësit. Vetëm për 8 muajt e parë rreth 450 jahte dhe megajahte kanë vizituar Portin e Durrësit.
Kanë nisur rezervimet edhe për vitin e ardhshëm kur pritet të mbërrijnë më shumë kroçiera me turistë krahasuar me këtë vit.
Tauland Allka, kapiten Porti i Durrësit: Për vitin 2025 parashikohet një rritje me 20% edhe të numrit të kroçierave, kurse prenotimet kanë filluar në 2022 ku pandemia pati marrë fund.
Ecuria e mirë se sezonit ka shtuar edhe të ardhurat nga mbledhja e taksës kombëtare për karburantin.
Tauland Allka, kapiten Porti i Durrësit: Vetëm në 8 muajt e parë të këtij viti është arritur e njëjt asasi që u arrit për vitin 2023, pra bashkë me Shtatorin, Tetorin e deri në fund të vitit do të jetë rreth 20% më shumë se vitin e kaluar.
Për Autoritetin Portual në Durrës ky sezon është i suksesshëm falë edhe cilësisë së shërbimeve të ofruara.
Klan News