Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli 3” është arrestuar 30-vjeçari me iniciale L.Sh., pasi u kap në flagrancë teksa shiste lëndë narkotike.
Kur konstatoi shërbimet e policisë, 30-vjeçari tentoi të largohej me vrap dhe hodhi në tokë qesen me lëndë narkottike, por nuk mundi të largohej dot pasi u kap dhe u prangos nga forcat Shqiponja.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij një sasi kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ai do ta shiste lëndën narkotike në zonën e Nishtullës, Durrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al