Ujësjellës Kanalizime në Durrës njoftoi qytetarët se për shkak të një defekti të rëndë, gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, shkak i defektit ka qenë ndërprerja e menjëhershme e energjisë elektrike në stacionin e pompave në Fushë Kuqe. Kjo ndërprerje shkaktoi një çarje të madhe të tubacionit kryesor në një gjatësi prej 1 m./
abcnews.al