Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ka filluar sot në Durrës operacioni dy mujor për rikostruksionin e të gjitha rrugëve të këtij qyteti. Ndërmarrja e Rrugë-Kanalizimeve do të mbush të gjitha gropat e rrugëve. Do të mbulohen me asfalt rreth 400 mijë metra katror dhe për këtë është vënë në dispozicion një fond prej 10 milion lekë.
Siç dihet rrugët e qytetit portual janë shkatërruar së tepërmi pasi këto muaj ka pasur një fluks të madh të lëvizjeve të autommjeteve dhe sidomos të tonazheve të rënda. Por probleme serioze kanë shkaktuar dhe të gjitha punimet që janë bërë kohë më parë për futjen e kabllove të telefonit, si dhe shirat gjatë stinës së dimrit kanë dëmtuar së tepërmi një prej rrugëve kryesore të këtij qyteti.
Ndërkohë të shumta kanë qenë vërejtjet e specialistëve të projektit të rikonstruksionit të rrugës në hyrje të Durrësit. Sipas tyre janë ndryshuar nga firma zbatuese Gegoti, detaje të këtij projekti dhe që cënijnë cilësinë e kësaj rruge./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj