Reklamat dhe afishet janë bërë pengesë për qarkullimin e makinave në qytetin e Durrësit. Tabelat që duhet të orientojnë drejtuesit e automjeteve janë të mbuluara nga lajmërime dhe postera të mbivendosura që kanë zhdukur plotësisht shenjat treguese të qarkullimit rrugor

Enkelejda Arapi: “Tabela që ndodhet mbrapa meje është një tabelë sinjalistike që tregon kufizim shpejtësie, por fakti që është e mbuluar nga reklamat siç shihet edhe në këto pamje e bën të dallueshme edhe nga drejtuesit e mjeteve të cilët në të shumtën e rasteve përfundojnë duke marrë gjoba të majme nga ana e policisë.”

Kalimi në një prej këtyre rrugëve ku mungon sinjalistika mund të të  kushtojë një gjobë të majme ose në rastin më të keq në heqjen e patentës. Por edhe pse dëmtimi i këtyre tabelave dënohet me ligj, deri më tani autoritet nuk kanë bërë asgjë për të ndëshkuar autorët.

Edmond Jazexhiu: “Kemi parë që disa tabela qarkullimi janë me reklama të shumta, në mënyrë urgjente do merren masa për të eliminuar të gjitha ato reklama që janë vënë te tabelat e qarkullimit. Ndaj shkelësve do të merren masa administrative.”

Në ditën ndërkombëtare të viktimave nga aksidentet, qyteti i Durrësit numëron 64 të tilla në 9 muaj me 12 viktima dhe 64 të plagosur si pasojë e problemeve me sinjalistikën dhe shkeljes së rregullave të qarkullimit./tvklan.al

Gazetare: Enkelejda Arapi