Dy aksidente të ndryshme kanë ndodhur në Korçë në harkun kohor të 60 minutave.

I pari ndodhi në aksin Korçë-Devoll në rrugën dytësore në drejtim të fshatit Progër, ku automjeti tip Volvo doli nga rruga. Drejtuesi 18-vjeçar N.P. dyshohet se humbi kontrollin mbi mjetin. Për pasojë mbetën të plagosur 4 pasagjerët.

Aksidenti i dytë ndodhi në afërsi të fshatit Plasë, ku ky makina u përplasën me njëra-tjetrën dhe përfunduan në kanalin në anë të rrugës.

Mësohet se drejtuesit, dy djemë të rinj, mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital.

/tvklan.al