Roma regjistroi një tjetër humbje në Serie A. Verdhekuqtë u mposhtën me rezultatin 2-0 nga Como, në transfertë.

Ishte një ndeshje e dominuar nga vendasit e drejtuar nga Cesc Fabregas, të cilët u shpërblyen vetëm në fund të takimit.

Gabrielloni zhbllokoi rezultatin në minutën e 93-të, duke devijuar në rrjetë një gjuajtje të Cutrone-s. 3 minuta më vonë, ishte Paz, që pas një kundërsulmi të shpejtë, realizoi edhe të dytin, duke vulosur shifrat në 2-0.

Me këtë fitore, Como ngjitet në vendin e 16-të me 15 pikë, ndërsa Roma mban vendin e 12-të me një pikë më shumë. /tvklan.al