Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer A. Doudna kanë zbuluar gërsherët gjenetike
Shkencëtarja franceze, Emmanuelle Charpentier dhe studiuesja amerikane, Jennifer A. Doudna, fituan Çmimin Nobel në Kimi, për zhvillimin e një metode të rregullimit të gjenomit.
Zbulimi i tyre, i njohur si gërshërë gjenetikë Crispr-Cas9, është një mënyrë për të bërë ndryshime specifike dhe precize në ADN-në që përmban qelizat e gjalla.
Akademia Mbretërore e Shkencave në Suedi e vlerësoi zbulimin si domethënes duke thënë se përdorimi i rregullimit gjenetik krijon mundësinë e ndryshimit të geneve brenda disa javësh.
Dy shkencëtarët do të ndajnë 1,1 milionë dollarë dhe bëhen gratë e gjashta dhe të shtata që fitojnë Nobelin në Kimi duke iu bashkuar Marie Curie, e cila fitoi në 1911, dhe së fundmi, Frances Arnold, në 2018.
Të hënën dhe të martën u ndanë çmimet për mjekësi dhe fizikë, kurse për Letërsinë do të shpallet më 8 Tetor dhe ai i Paqes më 9 Tetor. Çmimi për ekonomi do të mbyllë sezonin e çmimeve Nobel më 12 Tetor.
Çmimi për ekonomi do të mbyllë sezonin e çmimeve Nobel më 12 Tetor.
Tv Klan