V. B., emigrant prej 13 vitesh në Greqi, është vrarë mbrëmjen e së enjtes ndërsa darkonte me miqtë e tij. Viktima rreth të 30-ve kishte ardhur të vizitonte familjen në fshatin Perondi të Kuçovës para tri ditësh dhe në ditët e ardhshme do të shpallte fejesën. Ai ishte ulur në këtë lokal, pak metra larg banesës, bashkë me një grup miqsh, ku autori i ngjarjes brenda pak minutash ka ekzekutuar emigrantin Baci dhe mikun e tij M. K.
“Shërbeva jashtë, ishin 6 veta në tavolinë, njëri iku, ishin 5 aktulisht, morën nga një shishe birrë, i kishin në gjysëm birrat, unë kisha nja dy tavolina të tjera jashtë, i futa brenda dhe i thashë nuses se do të hanim darkë meqë nuk kisha njerëz të tjerë, u futëm brenda sa do të ulesha që të filloja të haja bukë, dëgjoj krismat. Për momentin nuk guxova të dilja gjatë krismave, ndaluan krismat, dola, pashë vetëm dy vetë të shtrirë, u ktheva mbrapsht prap, se u terrorizua dhe nusja.”
Autori i vrasjes, sipas policisë, është identifikuar, ndërsa të afërmit e viktimës Baci pohuan se autori është fqinji tyre A. C.
“Autorin e njoh, e kam nga fshati, jam moshatar, kam mbaruar shkollën 8-vjeçare me të. Ka emigurar në Greqi, kohet e fundit erdhi, punoi si usta, suvatonin e bënin shtëpi. Dhe përpara se të ndodhte akisdenti, gjysmë ore para, unë jam takuar me autorin për probleme pune.”
Vrasja e dyfishtë në fshatin Perondi ndodhi gjysmë ore pas një tjetër vrasje aty pranë. Një adoleshent ka goditur me thikë një tjetër person duke e lënë të vdekur. /tvklan.al