E ardhmja e Xavi Hernandez do të vendoset brenda 3 javëve. Gazeta katalanese “Sport” shkruan që trajneri dhe presidenti i klubit, Joan Laporta do të takohen pas ndeshjeve çerekfinale të Champions League dhe El Clasico.
Në bazë të rezultateve mund të ketë një kthim pas të vendimit të Xavi që të largohet në fund të sezonit. Këtë trajneri i Barças e deklaroi rreth 2 muaj më parë pas humbjes së rëndë me 5 – 3 në shtëpi me Villarreal.
Prej atij momenti ekipi nuk ka pësuar asnjë disfatë dhe nëse gjërat shkojnë në rrugën e duhur do të vijojë bashkëpunimi, pasi edhe Laporta e mbështet këtë ide.
Megjithatë ka bashkëpunëtorë të presidentit të cilët janë kundër qëndrimit të Xavi dhe pro nisjes së një projekti të ri.
Por Laporta ka dhënë urdhër që mos të ketë bisedime për një tjetër trajner deri në 20 Prill kur do të jetë ndeshja e rëndësishme me Real Madrid.
Tv Klan