#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
#arditgjebrea #e dielashqiptare #sabrina #brikena #nona #nonabina #itali #martese #divorc #lidhje #femije #dashuri #familje #depresion #momente
U fejua 15 vjeçe dhe u bë nënë pas 3 vitesh, Sabrina rrëfen disfatën e dashurisë: Preka fundin
Sabrina vjen nga Bergamo ku jeton prej 14 vitesh për të ndarë historinë e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Përpara se të largohej për në Itali, ajo jetonte në Kavajë nga ku nis edhe rrëfimi për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.
Në moshën 15-vjeçare, njohu një djalë që ishte edhe dashuria e parë e Sabrinës. Me ngulmimin e saj dhe miratimin e dy familjeve, ata u fejuan.
Sabrina: Unë kur isha e vogël, në një moshë shumë të vogël, njihem me një djalë.
Ardit Gjebrea: Kur thua në një moshë të vogël, sa vjeç ishe?
Sabrina: 15 vjeç.
Ardit Gjebrea: Po ç’deshe?
Sabrina: Ç’desha! Njihem me një djalë…
Ardit Gjebrea: Të pëlqeu.
Sabrina: Më pëlqeu.
Ardit Gjebrea: Çfarë të pëlqeu tek ai?
Sabrina: Ishte një djalë i qeshur në atë kohë, shumë shakaxhi dhe të bënte për vete.
Ardit Gjebrea: Më pëlqeu fjala “në atë kohë”. Dhe re në dashuri.
Sabrina: U fejuam.
Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe u fejove?
Sabrina: 15 vjeç e gjysmë.
Ardit Gjebrea: Familja?
Sabrina: Duke qenë se jemi nga i njëjti vend, familjet tona njiheshin dhe ishin dakord për këtë gjë që të dyja palët.
Ardit Gjebrea: Edhe pse ti ishe 15 vjeç.
Sabrina: Edhe pse unë isha 15 vjeç sepse unë e doja.
Djali jetonte në Itali, por përpara se Sabrina të zhvendosej atje bënë një dasmë madhështore kur ajo ishte 18 vjeçe. Më pas,erdhën dy bekime në jetën e tyre e më vonë një goditje e fortë.
Sabrina: 18 vjeçe, ngel shtatzënë dhe vjen në jetë Ema.
Ardit Gjebrea: Vajza jote.
Sabrina: Vajza ime.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç është sot?
Sabrina: 12 vjeç. Vjen Ema, si bekim për ne, një fëmijë që na ka sjellë shumë të mira dhe ditë të bukura.
Ardit Gjebrea: Ema lindi në Itali?
Sabrina: Në Itali. 8 muajshe shtatzënë me Emën, kam kaluar një atak kardiak, por çdo gjë shkoi me sukses.
Ardit Gjebrea: Nga se të erdhi?
Sabrina: Nuk dihen shkaqet deri sot. Pas një viti që kishim gocën, Emën, marr vesh që isha shtatzënë me Ambrën.
Ardit Gjebrea: Ah, ti ke dy goca?
Sabrina: Dy goca.
Ardit Gjebrea: T’i kesh me jetë!
Sabrina: Faleminderit!
Ardit Gjebrea: Dhe gjithçka vazhdonte shumë mirë.
Sabrina: Gjithçka vazhdonte shumë, shumë mirë.
Ardit Gjebrea: Por çfarë ndodhi?
Sabrina: U ftohëm. Nisi marrëdhënia të ftohej.
Ardit Gjebrea: Ka gjithmonë një motiv.
Sabrina: Ka qenë koha e Covid-it, kur ra Covid-i.
Ardit Gjebrea: Pas sa vitesh martesë?
Sabrina: 13 vite. Me mirëkuptim, jemi shkëputur nga njëri-tjetri.
Sabrina zgjodhi të vazhdonte të jetonte në Bergamo për hir të marrëdhënies së vajzave me të atin. Ajo pati edhe një njohje tjetër për të cilën nuk ndan detaje, por i thotë të gjitha me një psherëtimë e mjaftohet me shpjegimin “preka fundin”. Brengës së saj i shtohet reagimi i familjes që s’ishte kundër divorcit të parë, por pësoi një zhgënjim të madh nga marrëdhënia e dytë e Sabrinës.
Gjeti “nënën” në TikTok, përlotet Sabrina: Më futi në gjirin e familjes
Me një buzëqeshje që përpiqet të përmbajë lotët, Sabrina ndan në “Ka Një Mesazh Për Ty” dramën e divorcit, raportet e vështira me familjen dhe ndjesinë e vetmisë. Në momentet sfiduese, pranë saj gjendej një mikeshë por rastësia i ka sjellë në jetën e saj një familje të re.
Siç dihet, TikTok është një platformë që përmes videove të shkurtra njerëzit arrijnë të krijojnë edhe marrëdhënie të këndshme. Në profilin e një gruaje, Brikena gjente ndjenjën e pozitivitetit derisa ndodhi që u gjendën në një event të përbashkët. Ajo kujton për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan takimin që e mbushi me shpresë.
Sabrina: E përshëndeta dhe më priti sikur më njihte prej shumë kohësh. Më përqafoi dhe më tha “përveç kësaj bukurisë tënde, ato sytë e tu” dhe ma bëri me dorë, “se ç’më thonë diçka më shumë” dhe ngeli aty. Mbaroi dasma, ne ikim në Itali, unë filloj e ndiqja në TikTok pak nga pak dhe unë i thërras nënë të them të drejtën, nëna Bina. Nëna më njohu, më dha mundësinë t’i tregoja se kush isha unë. Nëna më ka futur në gjirin e familjes së vet. Nëna ka edhe dy goca, një 29 vjeçe dhe një 22. Unë jam goca e madhe.
Ardit Gjebrea: Ekzakt, se vetëm dy vite ke diferencë nga vajza e saj e madhe.
Sabrina: Gocat e nënës thonë motra e madhe.
Sabrina përshkruan edhe domethënien e Brikenës apo siç i thotë ajo, nëna Binës në jetën e saj.
Sabrina: Unë i them o era nënë e imja! Më ka dhënë ngrohtësinë e nënës. Ajo është një grua aq e fortë, është një femër me një zemër shumë të madhe. Jo vetëm mua, por ka ndihmuar shumë vajza të tjera të dhunuara, i ka strehuar në shtëpinë e saj, i ka punësuar, i ka stabilizuar me punë e me të gjitha dhe nëna mua më ka mësuar që ta dua më shumë veten time, të kem më shumë vetëbesim, të jem më e fortë. Unë punoj në darkë deri vonë. Nuk fle gjumë pa më marrë mua në telefon që të sigurohet që unë kam hyrë në shtëpi.
Rastësia i solli pranë njëra-tjetrës, Sabrina falenderon “nënën”: Je bekim i ditëve të mia!
Sabrina ka gjetur te Brikena ngrohtësinë dhe forcën e munguar në momente të vështira. Ajo tregoi në “Ka Një Mesazh Për Ty” për dashurinë e hershme, bekimin me dy vajza dhe divorcin. Pas këtij të fundit dhe një historie tjetër dashurie, marrëdhëniet me familje nuk ishin si më parë.
Brikenën e kishte parë përmes TikTok dhe rastësia i solli fizikisht pranë njëra-tjetrës. Te ajo, Sabrina ka gjetur një nënë, një familje tjetër ndaj ka vetëm fjalë mirënjohjeje për t’ia shprehur në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.
Sapo ekrani para saj u hap duke treguar portretin e Sabrinës, Brikena u përlot: “Unë e ndiej si vajzën time atë”.
Sabrina: Ti e di që unë ty të dua fort.
Brikena: E di.
Sabrina: Të kam sjellë këtu sot për të të falenderuar për çdo gjë që bën për mua. Nuk më ke ndarë nga Xheni dhe nga Klara. Më ke bërë gocën e madhe tënden. Nuk do të të zhgënjej kurrë. Fjalët e nënës janë gjithmonë vath në vesh. Je bekimi i ditëve të mia!
/tvklan.al