#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #kengamagjike #ANXHELAPERISTERI #ELDISARRNJETI #XHESIKAPOLO #ANGELESARBOLEDDA #KLEACHUTRA #ARSIBAKO #VJOLLCEOSMANI #MARTINPANO

“Më kanë bërë të kem lot në sy”, Xhesika Polo tregon për dhimbjen që solli këngën “Lotët e mi”

Xhesika Polo ka marrë disa çmime të rëndësishme në “Kënga Magjike” në konkurrimet e saj të mëparshme. Në këtë konkurrim të shtatë të saj ajo thotë se ndihet si e ringjallur dhe se numrin 7 e shikon si një numër fati.

Kënga më të cilën merr pjesë këtë vit është bashkëpunim i saj, i të vëllait Marko Polo dhe i Alban Ramosaj, të cilët të tre realizuan “Lotët e mi”. Kjo këngë sipas këngëtares është për të gjithë ata që i kanë sjellë asaj lot.

Ardit Gjebrea: Lotët e tu kanë përmbytur tekstin e kësaj kënge. Kur e këndon, e imagjinon, e ndien, apo gjithçka është e menduar që më parë me detaje?

Xhesika Polo: Le të themi që është e jetuar, jo vetëm e menduar, duke qenë se kam pasur një periudhë shumë të vështirë këto vitet e fundit dhe për mua kjo këngë ka shumë rëndësi, se për herë të parë unë po flas dhe po mendoj atë që kam ndier vërtetë. Domethënë dhimbje, vuajtje…

Ardit Gjebrea: Kush ishte?

Xhesika Polo: Nuk po them… shiko se kjo pjesa e tekstit është pak keqinterpretuese se nuk është kënduar vetëm për një person është kënduar për shumë njerëz që mua më kanë bërë të kem lot në sy, disa me dashje dhe disa pa dashje.

“Kalimtar” që ka lënë gjurmë në jetën e Anxhela Peristerit? Këngëtarja jep përgjigjen…

Anxhela Peristeri vjen për herë të shtatë në “Kënga Magjike” në Tv Klan. Këtë herë ajo vjen me këngën e titulluar “Kalimtar”. Por a ka pasur kalimtarë që kanë lënë gjurmë në jetën e këngëtares? Ajo përgjigjet se po, ka pasur, por edhe ka qenë vetë e tillë.

Në tekstin e këngës së saj thuhet se as këtë herë nuk ka altar, gjë që i ka bërë përshtypje Ardit Gjebreas dhe “e ngacmon” këngëtaren për këtë frazë, duke e pyetur nëse ka altar për të, pyetje të cilës ajo i është përgjigjur “edhe mund të kem patur edhe mund të kem edhe mund të dua të kem, nuk e  di”.

Ardit Gjebrea: Le të ndalemi pak te fabula e këngës tënde. Në jetën tonë, ka momente dhe njerëz kalimtarë. A ka kalimtarë që lënë edhe gjurmë, për shembull në jetën tënde?

Anxhela Peristeri: Patjetër që ka kalimtarë që lënë edhe gjurmë, por edhe ne jemi kalimtarë që lëmë gjurmë në jetën e të tjerëve.

Ardit Gjebrea: A të vjen keq që kanë qenë kalimtarë dhe jo stabël?

Anxhela Peristeri: Jo, besoj se çdo gjë është e shkruar kështu që na duhen edhe kalimtarë që të krijojmë këngë të bukura.

Ardit Gjebrea: Ti këndon këtë vit as këtë herë nuk ka altar, si qëndron puna? Të pyesim autorin e tekstit, kush e ka shkruar këtë këngë?

Anxhela Peristeri: Tekstin e kam shkruajtur vetë.

Ardit Gjebrea: Atëherë po të pyesim ty, pse as këtë herë nuk ka altar?

Anxhela Peristeri: Faktikisht, as këtë herë nuk ka altar, jo për mua, për gocat e tjera..

Ardit Gjebrea: Ti ke patur, ke apo do kesh altar?

Anxhela Peristeri: Po tani edhe mund të kem patur edhe mund të kem edhe mund të dua të kem, nuk e  di.

Ardit Gjebrea: E kuptuat pra është çështje kalimtarësh.

Anxhela Peristeri: Megjithatë Ardit nuk është altari i rëndësishëm në jetë.

Ardit Gjebrea: Është e vërtetë.

Anxhela Peristeri: E rëndësishme është të gjesh njeriun e duhur dhe të jetosh me të deri sa të plakesh./tvklan.al