Ngrohtësi përmes ekranit teksa japin përshëndetjen e parë. Kështu nis, “E diela Shqiptare”, një panel brilant të ftuarish, shumë argumente, por edhe batuta.
Kur është fjala për çështje të lidershipit, shqiptarët janë shumë të ndjeshëm. Telefonatat e mbërritura në sallë tregojnë se kjo ndjeshmëri i kalon kufijtë gjeografik, por programi i shqiptarëve di t’i bëjë të gjithë protagonist edhe publikun e pranishëm në sallë, ndërsa vetë moderatorët janë të gatshëm të shkëmbejnë batuta.
Erion Veliaj: “Do vijë një ditë ku emrat e përvetshëm s’do jenë të rëndësishëm po ama do jemi të sigurt që fronin e vendimmarrjes e ka populli shqiptar.”
Sonila Meço: “Po zoti Frangaj… Ishte zoti Frangaj: Të fala Edi Ramës.”
Teksa hyn në çdo familje, E diela Shqiptare njeh çdo problem. Qarkullimi rrugor është një prej tyre.
Përmes pamjeve të xhiruara në kohë reale përmes kamerave të fshehta e veçanërisht përmes ngacmimit të dy moderatorëve, një përfaqësues i policisë rrugore u ka dhënë përgjigje disave nga pyetjet që lidhen me qarkullimin.
Të tjera emocione marrin jetë në pjesën e fundit të programit, është momenti kur emra të njohur të muzikës shqiptare bëhen protagonist të surprizave të njëpasnjëshme.
Këtë radhë ka qenë Sherif Mejdani ai që në një retrospektivë të jetës, ka marrë, por e dhe ka dhuruar emocione të pakrahasueshme.”
“Ai më çoi te nëna që e kishin marr në burg dhe ajo më jepte sisë edhe ky më çonte me krahë dhe më sillte në krahë në shtëpi. Kjo është një … midis dy vëllezërve.”
Sepse vetë historia e jetës ashtu si dhe e muzikës së tij ka qenë një emocion më vete.
Mes shumë kujtimeve duket se njëri do të mbetet i veçantë, pikërisht takimi i dy yjeve të një brezi, por të fateve të ndryshme./tvklan.al