Ka nisur tashmë nata e katërt e spektaklit Love Story në TV Klan, teksa vajzat kanë filluar të njihen pak më shumë me Saimirin, por edhe me njëra-tjetrën.
Këtë herë, 33-vjeçari kishte vendosur t’i takonte vajzat të gjitha në një disko, ku nuk mungoi argëtimi, alkooli, provokimet dhe llafet në vesh.
Disa prej konkurrenteve janë shprehur të kënaqura me takimin në grup, ndërsa disa të tjera jo.
Enxhëll ka qenë një nga vajzat që Saimiri e ka ftuar në kërcim, teksa i ka thënë edhe diçka.
“Unë jam një vajzë elegante dhe e rezervuar dhe gjithmonë pres mashkullin që të vijë të më rrëmbejë në kërcim, jo unë atë. Më rrëmbeu ai në kërcim në fakt dhe më pëlqeu ajo gjë.
Më tha në vesh diçka shumë të bukur të cilën nuk mund ta ndaj me ju”, ka thënë Enxhëll.
Ndërkohë, bukuroshja nga Gjirokastra nuk ka qenë e vetmja “e preferuar” e mbrëmjes, teksa Saimiri ka ftuar edhe Merin në kërcim duke i thënë edhe asaj diçka që e ka bërë shumë të lumtur.
“Balerina më e dobët mendoj se isha unë sepse nuk jam e natyrës që të kërcej. Jam më e futur në guaskën time, saqë Saimiri e vërejti këtë gjë dhe më mori për të kërcyer bashkë.
Patëm një moment me Saimirin, më tha një fjalë që më kënaqi. Ndoshta ishte pak por për dua do të thotë shumë. Ndonjëherë duhet të jesh e thjeshtë dhe e rezervuar që të biesh në sytë e një djali”, është shprehur Meri./tvklan.al