Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar për në Kamëz me qytetaren Flutura Neza, e cila ngre shqetësimin për djalin e saj që është i martuar dhe ka dhe dy fëmijë. Sipas saj nga e-Albania e djalit dhe nuses, nuk dalin fëmijët e tyre 9 dhe 5 vjeç.
Çifti rezulton pa fëmijë në e-Albania, ndërkohë që në certifikatën familjare fëmijët janë. Prindërit nuk mund të shkarkojnë certifikata personale për asnjërin prej fëmijëve.
“Stop” shkon në zyrën e Gjendjes Civile në njësinë Paskuqan ku thonë se në regjistrin e gjendjes civile fëmijët janë, por në e-Albania nuk kanë dijeni se çfarë ndodh.
Gazetarja: Në momentin që kërkon të shkarkojë një certifikatë personale për fëmijët, nuk i rezulton asnjë pjesëtar në familje.
Punonjësja: Në rregull është këtu. Te regjistri i Gjendjes Civile.
Gazetarja: Po si shpjegohet që nuk dalin në e-Albania?
Punonjësja: Nuk e di, këtu te ne është në rregull.
“Stop” i është drejtuar me një kërkesë drejtorisë së AKSHI-t për të zgjidhur këtë situatë absurde./tvklan.al