Një ish-ushtar në regjimin e Asadit, Ahmed Masry, i kalon ditët në një qendër azili në Holandë duke mësuar anglisht. Që me rënien e regjimit të Bashar al-Assad, Masry pret lajmet për statusin e tij nëse mund të qëndrojë në Utrecht, një qytet 50 km në jug të Amsterdamit. 33-vjeçari i cili dezertoi dhe u arratis në vitin 2017 në Turqi, më pas në Holandë në 2023, ka frikë se qeveria holandeze do ta dërgojë në shtëpi.
“Unë shoh ëndrra të këqija. Nuk mund të fle. Pyes veten gjithmonë se ku do të na dërgojnë? Mbi çfarë baze do të vendosin se Siria është e sigurt? Si mund ta pranojnë atë njeri komandantin e Al Kaedës Abu Mohammed al-Golani, si?”
Vendet evropiane, duke përfshirë Holandën, i kanë pezulluar aplikimet për azil për sirianët deri në njoftimin e ardhshëm pasi rebelët pushtuan kryeqytetin sirian. Masry shprehet se torturat dhe vrasjet në Siri do të vijojnë pavarësisht rënies së regjimit të al-Assad.
“Ata ekzekutojnë njerëz që kanë punuar me regjimin e mëparshëm. Nëse kthehem ndoshta do të më vrasin. Jo ndoshta, po ka një shans të madh që të më vrasin”.
Azilkërkuesi sirian i bën thirrje Geert Wilders të shkojë në Siri.
“Kush do të vendosë se Siria është një vend i sigurt? Unë do t’i sugjeroja Geert Wilders të shkojë në Siri. Atëherë ju mund të vendosni nëse Siria është e sigurt apo jo. Sepse Siria tani, pas regjimit është një rrëmujë e madhe. Ka shumë grupe terroriste atje. Nuk ka një sistem të fortë”.
Masry shpreson që të marrë lejen për të qëndruar në Holandë. Udhëheqësi i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, i cili bëri një fushatë kundër emigracionit në zgjedhjet e fundit, ka bërë apel që sirianët të rikthehen në shtëpi.
Klan News