Dashi-Dita ka një ton serioz prandaj merrni parasysh këtë kur të keni dëshirën për të bërë një shaka me një mik. Mbajini gjërat reale. Qëndroni në shtëpi dhe kujdesuni për çdo detyrë. Blini disa bimë për shtëpinë tuaj. Ju keni një natyrë të disiplinuar që do t’ju ndihmojë të përfundoni gjërat që dëshironi.
Demi-Sillni stabilitet në emocionet tuaja sot. Ju keni tendencën t’i çoni gjërat në ekstreme, duke lëvizur nga lartësitë e pabesueshme në ato të ulëta. Jepini sistemit tuaj nervor një pushim dhe qetësohuni. Shkoni për një shëtitje në pyll. Sigurohuni që të gjitha veprimet tuaja të jenë racionale dhe të planifikuara mirë. Kujdesuni që të jeni në kontroll të emocioneve tuaja përpara se të ndërveproni me të tjerët.
Binjakët-Do të zbuloni disa tipare që nuk i keni njohur deri më sot dhe që do t’ju mrekullojnë. Nga ana tjetër, do të ndjeheni të tërhequr dhe të dashuruar me personat që ju kontaktojnë. Megjithatë në mendje keni edhe disa eksperienca të këqija. Duhet ta lini mënjanë gjithë këtë negativitet që ai të largohet.
Gaforrja-Çështjet e zemrës do të ecin më së miri gjatë gjithë kësaj dite. Nuk do t’ju besoni intrigave që do të thurin të tjerët. Financat do të vazhdojnë të mbeten delikate edhe për pak kohë.
Luani-Sot keni shumë nevojë që të kuptoni artin e balancës dhe të realitetit me vizionin tuaj. Planet janë me të vërtetë ambicioze, por duhet të kuptoni që ka vështirësi. Mirëpo nga ana tjetër do të keni mundësi të kaloni mirë me dikë të këndshëm që qëndron pranë zemrës suaj.
Virgjëresha-Saturni do ndikojë mjaft në jetën tuaj në çift sot. Fatkeqësisht ai do ju nxisë të jeni më kokëfortë me atë që keni në krah. Financat do kenë përmirësime të dukshme. Në këtë mënyrë mund të kryeni edhe disa investime.
Peshorja-Humori juaj do të ndryshojë gjatë kësaj dite dhe kjo mund të sjellë probleme me partnerin/en. Tregohuni të kujdesshëm sepse përndryshe do kaloni një ditë të vështirë. Do e menaxhoni me kujdes buxhetin dhe do tregoheni të matur me shpenzimet.
Akrepi-Nëse besoni se mjafton vetëm një diskutim banal për të larguar partnerin tuaj, do të thotë se ende keni pak besim tek ai. Mos kërkoni borxhe. Gjithashtu kujdesuni dhe për shëndetin.
Shigjetari-Përgjithësisht jeni shumë të qartë. Por sot aftësia për të menduar me arsye do të vështirësohet për shkak të problemeve personale dhe pasigurive. Tani nuk është dita e duhur për të nisur një projekt të ri, ose një lidhje dashurie. Kujdes mos merrni vendime të gabuara.
Bricjapi-Fantazia juaj mund t’ju bëjë të mos jeni shumë realist. Nëse nuk e shikoni me kujdes realitetin, mund ta gjeni veten në telashe të mëdha më vonë. Sa më lart të fluturosh, aq më fort bie. Sigurohuni që të keni një parashutë. Jini realist për situatën tuaj aktuale dhe veproni me besim. Sigurohuni që të keni faktet përpara se të vendosni synime dhe plane.
Ujori-Problemet që ju dalin përpara përpiquni t’i mposhtni me buzëqeshje. Karakteri juaj është shumë pozitiv dhe do t’iu shoqërojë gjatë jetës. Ju kërkohet shumë durim sot në lidhje me partnerin. Bëni kujdes me ato që thoni nëse doni që të keni harmoni në çift. Gjërat e vogla mund të nisin probleme të mëdha.
Peshqit-Nuk do të keni asnjë problem me partnerin/en gjatë ditës së sotme dhe do të tregoheni të arsyeshëm. Ndërsa në planin financiar do të jeni në gjendje që të ndryshoni situatën në të cilën ndodheni. Do të keni mundësi të bëni edhe disa investime./tvklan.al