Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan rezervoi tensione dhe surpriza, teksa dy konkurrente, Kejsi dhe Enxhi, u eliminuan.

Ndërkohë, debatet e javës së shkuar ende nuk janë sqaruar aq sa duhet, pasi vajzat kanë pasur sërish përplasje jashtë kamerave.

Bëhet fjalë për komentet e takimit të Enxhit dhe Saimirit në dhomën e masazhit, për të cilin Enxhëll reagoi ashpër.

Në një intervistë për “Daily Love Story”, Enxhi ka treguar se në kohën e publicitetit ajo ka folur me vajzat për tu sqruar.

“Jonida ishte ajo që foli dhe në kohën e publicitetit erdhi dhe më tha, Enxhi më fal, fola sa për të thënë diçka, sa për të bërë muhabet, domethënë ishte një koment i pamenduar nga ana e saj.

Enxhëllit i thashë që the diçka me kunj dhe ajo më tha ‘zemër ishte komplet pa kunj’, tha është keqkuptuar. Kur doli intervista tha që e kishte thënë me kunj, por prap u sqaruam dhe tani Enxhëlli thotë që nuk e tha me kunj”, është shprehur Enxhi.

Nga ana tjetër, Enxhëll ka theksuar se e kishte me shaka, por pa dashur të zbehë faktin që asaj nuk i pëlqeu takimi në dhomën e masazhit.

“Unë e thash që e kisha me shaka por kjo nuk e zbeh faktin që unë atë mendim kam. Unë mendoj se ai ka bërë zgjedhjet e duhura sepse vajzat ishin dakord, ishin të kënaqura, Saimiri gjithashtu ishte i kënaqur me zgjedhjet e tij dhe unë bëra një pohim.

Pas komentit tim Enxhi erdhi dhe më kapi dhe më tha ‘zemër s’ke qenë ndonjëherë në SPA’ dhe unë i thashë nuk kam qenë, faleminderit Saimirit se ishte hera e parë.

Tha edhe disa komente të tjera që unë nuk dua t’i përmend sepse nuk mi lejon etika ime. S’kishte pse ta merrte aq keq. Jemi këtu pët të dhënë opinionet tona dhe askush s’na ndalon”, ka thënë Enxhëll./tvklan.al