Hygerta Sako është një nga moderatoret më simpatike në Shqipëri dhe mjaft aktive në rrjetet sociale.Gjatë verës ajo ka publikuar foto të ndryshmë nga përditshmëria dhe pushimet e saj.
Së fundmi, në një foto të publikuar në “Instagram”, ajo ka marrë një koment nga një ndjekës që nuk i ka pëlqyer aspak dhe e ka bërë publike bisedën.
Ndjekësi i shkruan se ajo ngjan si serbe, dhe Hygertës nuk i ka pëlqyer ky krahasim duke iu përgjigjur se është krenare që është shqiptare.
“Ngjaj si shqiptare dhe jam krenare që kam gjak ilir”.
Mbi bisedën e publikuar në “Instastory”, Hygerta ka shkruar: “Edhe bukurinë po duan me na e përvetësu, shkijet”, duke e shoqëruar me disa emoji, me fytyrë të nevrikosur. /tvklan.al