Dy motrat binjake që kanë ardhur së bashku në “Love Story” në TV Klan, Silvana dhe Albana, përveç vajzave të tjera kanë kritikuar edhe Saimirin, teksa e cilësojnë si një mashkull të dobët që pranoi sjelljen e konkurrenteve, që sipas motrave, ishte e degraduar.
Në një intervistë për “Daily Love Story”, ato janë shprehur të indinjuara teksa kanë parë që protagonisti 33-vjeçar e ka pranuar sjelljen e tyre.
“Unë me mentalitetin e mbyllur jemi dy pole të kundërta, por fakti që Saimiri e lëshoi veten, i jap dhe të drejtë se çdo mashkull nuk do e kishte refezuar një situatë të tillë, por të shohim. Do e vlersoja nëse ai do e evitonte sadopak.
Unë pash ekzagjerim në sjellje, nuk pash normalitet, se unë jam njeriu më i hapur në botë, kemi ardhur për dashurinë këtu dhe kush të jetë më e zonja ta gjejë, por jo në këtë mënyrë. Dashuria sipas meje nuk gjendet në këtë mënyrë dhe një mashkull inteligjent nuk i pëlqen kjo llojë sjelljeje. Ai është shumë i pashëm, unë e kuptoj por nuk është normale. Mua më vjen shumë keq që pashë skena të tilla.
Fakti që më shqetëson më shumë të sjellja e Saimirit është fakti që një djalë mund të lejojë gjëra të tilla”, është shprehur njëra nga motrat.
Më tej, Silvana ka shtuar se është zhgënjyer më parë nga eksperiencat që ka pasur dhe këtu ka ardhur me shpresën për të gjetur diçka ndryshe. Ajo thekson se meshkujt me sjellje të dobët ndaj femrave i krijojnë pasiguri.
“Mua do më krijonte pasiguri edhe për mashkullin që unë kërkoj sepse e përsëris, erdha me gjithë besimin që mund të gjeja diçka ndryshe nga ato që kam pasur, eksperiencat që kam pasur dhe jam zhgënjyër. Sepse sjellet që meshkujt janë të dobët ndaj femrës i kam parë shpeshherë dhe ndodh gjithmonë. Këtu doja të gjeja diçka ndryshe dhe shpresoj ta gjej”, u shpreh ajo.
Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al