Një 21-vjeçar i identifikuar, Harulla Kamani është arrestuar nga policia e Tiranës pasi përndoqi në rrjetet sociale dy motra. Njëra prej tyre në moshë fare të mitur, vetëm 13 vjeç, e vënë në presion nga i arrestuari përmes adresave false të krijuara prej tij, është larguar nga banesa.

Ishte motra saj e madhe që vuri në alarm policinë, e cila u vu në lëvizje për rastin në fjalë duke vënë në pranga autorin dhe proceduar dy persona të tjerë.

Tonin Vocaj: Si rezultat i presionit të ushtruar nga këto profile të falsifikuara e mitura 13 vjeçe është larguar nga banesa. Gjendur në këto kushte të ngushtme, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshmëm të situatës, pas një pune të mirëfilltë hetimore është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Përndjekja në rrjetet sociale kohët e fundit është kthyer në shqetësim për autoritetet. Nisur nga kjo, Policia e Tiranës ka thelluar hetimet lidhur me kallëzimet e paraqitura, nga ku ka rezultuar se autorë të kësaj veprimtarie janë dhe individë që aktualisht ndodhen në burg.

I tillë ishte dhe rasti i shqiptarit, Fabian Dodaj që nga burgu i Francës kishte përndjekur 62 vajza nga rrjetet sociale.

Tv Klan