Erind Murati tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se ka punuar në një biznes bar-restorant në Spille gjatë sezonit veror. Pagesa do të merrej në fund të sezonit. Qytetari thotë se ka punuar si pastrues rëre, kamarier dhe çdo punë që i jepej, por në fund nuk është paguar nga pronari i biznesit.
Kristofor Hasa i ka bllokuar çdo kontakt dhe Erindi kërkon pagesën e tij prej 3 milionë lekësh të vjetra. Duke qenë se Erind Murati ka punuar i pasiguruar në atë biznes, angazhimin e tij e konfirmojmë përmes kolegëve të punës. Ata vetëm provojnë se Erindi ka punuar me ta.
Erind Murati: A punuam 4 muaj atje ne se më takoi mua ai, thotë s’kemi punuar fare?
Punonjësi 1: Po, kemi punuar.
Gazetarja: Ju keni punuar në të njëjtin restorant?
Punonjësi 2: Po, po. Unë isha te pjesa e fast food-it.
Gazetarja: Pra, ju jeni dëshmitar që Erindi ka punuar së bashku me ju apo jo?
Punonjësi 2: Po, po!
Gazetarja: Punonjësi 3: O Ero, ome!
Erind Murati: Si ia kalove? Ore, kemi punuar bashkë ne te bar-restorant “25” nga 1 maji deri më 1 shtator?
Gazetarja: Po!
Punonjësit konfirmojnë se kanë edhe ata vetë probleme me mospagesat.
Punonjësi 1: Nuk jam paguar, siç i bëmë muhabetet në fillim, por është faji ynë që s’e bëmë me kontratë. Ai çdo vit kështu e bën me të gjithë punëtorët. E kupton?
Gazetarja: Ju jeni siguruar në atë punë?
Punonjësi 1: Tha do të siguroj dy muajt e fundit. Dy muajt e parë më siguroi, pastaj…
Punonjësi 2: Si je? Unë jam Rei. Kemi punuar afër 4 muaj në Spille me Kristofor Hasën.
Gazetarja: Çfarë pozicioni pune keni pasur aty?
Punonjësi 2: Mua në fillim më ka marrë si menaxher. E kemi bërë lokalin, ishte 0, e kemi rregulluar të gjithin komplet.
Gazetarja: Ju jeni siguruar?
Punonjësi 2: Jo, nuk jemi siguruar.
Gazetarja: Sa ka qenë pagesa që duhet t’ju jepte?
Punonjësi 2: Tani, ai në fillim tha 1 milionë në muaj. Ai 1 milionë, tha do të jap dhe më shumë.
Gazetarja: Ju keni marrë ndonjë pagesë?
Punonjësi 2: Jo, unë kam marrë vetëm 350 mijë lekë të vjetra.
“Stop” komunikon edhe me pronarin e biznesit, Kristofor apo Gazmor Hasa, i cili përveçse nuk e paguan qytetarin, e akuzon edhe për vjedhje, por pa thënë asgjë më tepër.
Kristofor Hasa: Po ca zgjidhje të gjejmë? Ai më ka sjellë mua 100 shqetësime. Hajdut e kam, vjedhës e kam, denoncues e kam, lekë më ka borxh. Për ca? Do më japësh lekët që më ka borxh Erindi mua ti?
Gazetarja: Ça lekësh të ka borxh?
Kristofor Hasa: Po më ka borxh Erindi mua. Më ka nja 5 milionë lekë. M’i jep dot?
Gazetarja: Pse t’i ka kaq shumë lekë borxh?
Kristofor Hasa: Po tani, pse t’i ka? Unë s’do t’i jap shpjegim fisit të Erindit. Unë me Erindin nuk kam ca flas, se nuk më lan dot Erindi mua. S’ka det të më lajë dot Erindi ato që më ka bërë mua. Prandaj shiko terezinë!
Gazetarja: A e ke paguar ti Erindin për punën që ka bërë?
Kristofor Hasa: Po ca pune Erindi ka bërë. Erindin e mora për sevap. Më ka 5 milionë lekë, s’m’i ka kthyer, ti më thuaj mua ke paguar. Më bën këto muhabete në telefon me mua. Ik shiko punën! Mos i bjer më telefonit!
Gazetarja: Po unë për t’u takuar të mora në telefon…
Kristofor Hasa: Po ik shiko punën, se unë s’e takoj gjithë familjen e Erindit!
Gazetarja: Këto 5 milionë lekë, ore do t’i paguaj unë.
Kristofor Hasa: Ore, mos m’i bjer më telefonit! Kaq!
Gazetarja: A më the që t’i ka borxh?
Kristofor Hasa: Mos i bjer më telefonit, se do të kallëzoj!
Gazetarja: Po pse s’e ke kallëzuar ti Erindin?
Kristofor Hasa: Oj zonjë, e kam kallëzuar në polici, mos e vrit mendjen!
Gazetarja: S’e ke bërë pra! Nuk e ke bërë pra! Ti nuk po më thua çfarë të ka vjedhur!
Kristofor Hasa: Po ik oj zonjë, mos i bjer më telefonit!
Gazetarja: Çfarë të ka vjedhur?
Kristofor Hasa: Mos i bjer më telefonit!
Gazetarja: Çfarë të ka vjedhur?
Kristofor Hasa: Mos i bjer më telefonit!/tvklan.al