Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

“Do bëjmë dashuri me robotë”, ç’mendojnë shqiptarët për këtë

Interligjenca artificiale po ecën me hapa shumë të shpejtë. Thuhet, se në vitet e ardhshme do të ketë më shumë robotë, se njerëz. Ne kemi pyetur qytetarët, a kanë frikë nga një e ardhme e tillë.A janë të gatshëm ata të vizitohen nga robotë, apo të kenë partnerë robotë, në vend të burrit apo gruas. Përgjigjet e tyre janë plot humor.

“E mora për sevap, më vodhi”, pronari nuk siguron e s’paguan punonjësit

Erind Murati tregon, se ka punuar në një biznes, bar-restorant, në Spille gjatë sezonit veror. Pagesa do të merrej në fund të sezonit. Qytetari thotë,se ka punuar si pastrues rëre, kamarier dhe cdo punë, që i jepej, por në fund nuk është paguar nga pronari i biznesit. Kristofor Hasa i ka bllokuar cdo kontakt dhe Erindi kërkon pagesën e tij prej 3 milionë lekësh të vjetra.Duke qenë, se Erind Murati ka punuar i pasiguruar në atë biznes, angazhimin e tij e konfirmojmë përmes kolegëve të punës.Ata jo vetëm provojnë, se Erindi ka punuar me ta, por kanë edhe ata vetë probleme me mospagesat.Ne komunikuam edhe me pronarin e biznesit, Kristofor apo Gazmor Hasa, i cili përvecse nuk e paguan qytetarin, e akuzon edhe për vjedhje, por pa thënë asgjë më tepër.

“Nuk vij dot nga Austria për të paguar ujin”, problemi kur lënë shtetësinë

Në portalin eAlbania ofrohen shërbime të ndryshme e ndër të tjera mund të kryhen pagesa elektronike. Shqetësimi i sotëm ka të bëjë pikërisht me këtë portal, pasi shtetas, që jetojën në Gjermani apo Austri dhe që kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, nuk mund ta përdorin këtë aplikacion.Një zonjë thotë, se nuk mund të paguajë ujin apo dritat dhe nuk mund të udhëtojë enkas nga Austria për këtë qëllim.Ne u interesuam pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ku na thuhet, se ky shërbim nuk mund të ofrohet. Sugjerimi i AKSHI-t është, që të ata, që kanë këtë problem, të interesohen pranë institucioneve, ku kërkohet shërbimi.

/tvklan.al