Ka nisur mes emocionesh dhe surprizash edhe nata e 10-të e spektaklit Love Story në TV Klan, teksa vajzat kanë gatuar për Saimirin.
Secila kishte bërë nga një pjatë të veçantë për 33-vjeçarin, ku në fund ai zgjodhi gatimin e Redonës, së cilës i rezervoi edhe një takim.
Ndërkohë, opinionisti Robert Aliaj nuk ra dakord me faktin që vajzat kishin gatuar për Saimirin, pasi sipas tij kjo është një “skllavëri”.
Ai theksoi në studio se është më seksi dhe më dinjitoze kur një vajzë gatuan për veten e saj.
“Të gatuash është mënyrë jetese dhe elegancë mbi të gjitha. Ajo që më bëri përshtypje nga videot ishte se…mua më pëlqen kur një femër gatuan për vete. Do ishte më seksi nëse gatuan për vete. Kjo është skllavëri”, tha Roberti në studio.
Më tej ka qenë Suela ajo që ka replikuar me Robertin teksa ky i fundit i tha se je vajzë e vogël dhe nuk të vë faj fare.
“Ishte si sfidë më shumë dhe si lojë. Shyqyr që të kemi ty të rritur ne, të marrim shembull nga ti. Po na thua që ne ishim aty si skllave, ne nuk ishim aty për atë punë”, ka deklaruar Suela./tvklan.al