E shkatërruar dhe pa fjalë, fjalët prekëse të gruas së Kobe Bryant
5 min lexim - Publikuar 10:35, 30 Janar 2020
E veja e basketbollistit të ndjerë Kobe Bryant, Vanessa ka reaguar për herë të parë, që nga rrëzimi i helikopterit që vrau bashkëshortin e saj, një nga vajzat e tyre dhe shtatë persona të tjerë.
Ajo postoi në Instagram një foto familjare dhe bashkëngjitur shkroi se ishte plotësisht e shkatërruar dhe nuk kishte fjalë të mjaftueshme për të përshkruar dhimbjen.
“Ne jemi të shkatërruar plotësisht nga humbja e papritur e bashkëshortit tim, Kobe, babait të mahnitshëm të fëmijëve tanë dhe vajzës sime të ëmbël dhe të mrekullueshme. Unë do të dëshiroja që ata të ishin këtu pranë nesh përgjithmonë. Ata ishin bekimet tona të çmuara, të marra prej nesh shumë shpejt. Unë nuk jam e sigurt se çfarë jeta jonë mban sot dhe është e pamundur ta imagjinoj jetën pa ata. Por ne zgjohemi çdo ditë, duke u përpjekur të ecim përpara sepse Kobe dhe vajza jonë janë duke shkëlqyer mbi ne, për të na ndriçuar rrugën. Dashuria jonë për ta është e pafund. Unë dëshiroj vetëm që të mund t’i përqafoj, t’i puth dhe t’i bekoj”.
Më tej në postimin e saj, Vanessa falenderoi të gjithë ata që ofruan mbështetjen e tyre në këto ditë të vështira për familjen e saj dhe njoftoi formimin e një fondi për të ndihmuar familjet e tjera që humbën anëtarët e tyre nga aksidenti i ndodhur.
Çifti kishte katër vajza, përfshirë Gianna, 13 vjeç, e cila vdiq si pasojë e aksidentit. Shkaku i përplasjes mendohet se ka qenë moti i mjegullt, por ende hetimet vazhdojnë./tvklan.al