Jeta ka rezervuar një shans të ri për Reshma Kureshin, 19 – vjeçaren indiane, viktimë e një sulmi horror nga kunati i saj, i cili i dogji fytyrën me acid.
Falë një shtëpie të njohur mode, ajo do të udhëtojë në Nju Jork, ku është zgjedhur si imazh i një linje Make Up -i.
Fytyra e saj bën xhiron e tabelave të mëdha elektronike në metropolin amerikan. Reshma do të jetë e ftuar speciale në Fashion Week, një organizim prestigjoz që këtë vit ka si qëllim sensibilizimin për gratë që masakrohen në Indi nga bashkëshortët apo familjarët, duke u djegur në fytyrë e që shoqërohet me moton “
Stop shitjes së acidit”.
Indiania është zgjedhur të sfilojë në pasarelë, përkrah modeleve më të bukura të botës.
Tv Klan