Prej 24 vitesh, “Kënga Magjike” vendos standarde gjithnjë e më të larta në realizimin e një festivali muzikor. Ardit Gjebrea e dëshmoi këtë sërish duke zbuluar për kamerën e programit “Rudina” në Tv Klan se festivali si gjithnjë ndjek ritmin e kohës dhe së ardhmes e këtë vit ka implementuar Inteligjencën Artificiale.
Gjatë bisedës në studio, Elda Laze vlerësoi kostumografinë dhe performancat skenike të nivelit të lartë. Gazetarja Dasara Karaiskaj e cila tashmë prej disa vitesh ndjek bashkë me Klan Radio spektaklin, tregon ç’thonë artistët për festivalin.
Dasara Karaiskaj: Duke qenë se jam gjithmonë aty, jam shumë afër vitet e fundit dhe e di që regjisori është po ai, Arditi është po ai dhe Joni po është ai në kuadër të performancës, ajo që thonë gjithmonë të gjithë këngëtarët dhe këtë e thonë unanimisht dhe e thonë çdo vit që marrin pjesë në “Kënga Magjike” është që ne ndihemi si askund tjetër dhe ndihemi artistë kur marrim pjesë në këtë festival. Unë mendoj që puna bëhet gjithmonë shumë mirë.
Gent Myftaraj: Është platformë në vetvete festivali.
Dasara Karaiskaj: Ndihen shumë të respektuar, shumë artistë./tvklan.al