Pranvera më në fund ka ardhur me të gjitha ngjyrat e saj. Edhe për thonjtë, është momenti që të ndryshojmë paletën dimërore në pastel, dizenjo të larmishme dhe shumëngjyrëshe.
Një nga nuancat që tashmë po shfaqet ngado është e verdha. Si fillim e pamë në pasarela, por as thonjtë nuk do i shpëtojnë dot ngjyrës së diellit. Nga tonet të lehta e ‘kremoze’ te e verdha e ndezur, ka disa sugjerime për të gjitha preferencat.
Pastel

Duhet ta provoni patjetër në thonj të shkurtër.
E ndezur

Hailey Bieber ka zgjedhur nuancën e diellit për të sjellë pak më shumë energji.
French

E duhura për minimalistet.
Abstrakte

Forma abstrakte me të verdhë e të bardhë në thonj të pastër.
French dhe pasqyrë

Sërish minimaliste, por pak më e guximshme.
Pastel dhe ‘chrome’

‘Chrome’ nuk ka ndërmend të largohet, pasteli është perfekte për pranverë dhe e verdha është trendi i momentit.
Art 3D

Disa detaje 3D që t’i bëjnë thonjtë të duken si feta limoni.
Neon

Do të jetë një nga trendet që do të rikthehet, kombinojeni me ‘chrome’ dhe shihini thonjtë të shkëlqejnë në diell./tvklan.al