Një ditë më parë ishin të pranishëm në seancë plenare
Pas Kryebashkiakut Erion Veliaj, edhe deputeti Ralf Gjoni ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Në një postim në Facebook, deputeti shkruan se pas një gjendje gripale dhe tre ditëve me temperaturë, ka bërë tamponin dhe ka rezultuar pozitiv. Gjoni shkruan se sot është në gjendje më të mirë shëndetësore, ndërsa thekson se do të qëndrojë në izolim për dy javët e ardhshme.
“Dje kam rezultuar pozitiv me Covid 19, pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendje gripale. Sot jam më mirë dhe me sa kuptoj drejt rikuperimit. Mirënjohje të thellë për gjithë mjekët e komunitetin mjekësor që po përballet çdo ditë me këtë ‘armik’ të panjohur më parë. Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët. Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do ma mohojë një virus i padukshëm. Sidoqoftë, mbetem më i pērkushtuar se kurrë në distancë dhe ne kontakt të vazhdueshëm”, shkruan deputeti në postimin e tij.
Pozitivë kanë rezultuar edhe dy deputetët Enver Roshi dhe Eljo Hysko. Të gjithë këta kanë qenë një ditë më parë të pranishëm në seancë, madje kanë marrë pjesë edhe në votimin për raportin e Komisionit Hetimor për Presidentin Meta./tvklan.al
Mirëmëngjes miq 🤗 Dje kam rezultuar pozitiv me Covid 19 pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale. Sot…
Posted by Ralf Gjoni on E martë, 28 korrik 2020